TIRANE, 24 dhjetor 2013 – Drejtoria e Tatimeve njofton zbulimin e nje skeme te re mashtrimi me TVSH-ne, me nje dem te llogaritur ne shume 2.5 milione euro. Sipas nje njoftimi per mediat, behet me dije se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka perfunduar hetimet dhe i ka kaluar gjykates procesimin penal në ngarkim të 25 të pandehurve, të akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit” , “Fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” e kryer në bashkëpunim  dhe veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” .
“Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se Subjekti “Diell – IIB” me administrator shtetasin kosovar të hetuar në gjendje arresti në burg, Ismet Syla, pasi është regjistruar në Drejtorine Rajonale të Tatimeve Kukës, ka terhequr në këtë Drejtori disa blloqe me fatura TVSH-je dhe ka përdorur këto fatura në shitje për subjekte të tjerë”-thuhet ne njoftim, sipas te cilit subjekti eshte fiktiv. 
Ai nuk ka bërë deklarime në shitje e as në blerje; Nuk ka të deklaruar fuqi punëtore apo mjetet të nevojshme për përballim të aktivitetit; Nuk ka një qendër të ushtrimit të aktivitetit; Faturat e lëshuara janë të fallsifikuara e fiktive, etj. 
“Si rezultat, për faturat e lëshuara në shitje nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj shtetit si TVSH, tatim fitimi, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore etj. Ndërkohë këto fatura janë deklaruar në blerje duke përfituar kreditimin e TVSH nga subjektet e përfshira në këtë skemë mashtrimi me administratorët”- thuhet ne njoftim.

Te akuzuarit

Petrit Imeraj

Thanas  Cuko

Arol   Kola

Pjerin  Gjoka

Luan  Gjoka

Gjin  Doci

Alfred  Ndoci

Nikoll  Nikolli

Pashk  Prendi

Bardhok  Prendokaj

Ludovik  Prenga

Nikolin  Zaja

Edmond  Sejdiraj

Baki Rakipaj

Arman  Dervishi

Preng  Rrapi

Skender  Bokciu

Pjeter  Dodaj

Musa  Kalia

Preng  Deda

Xhevahir  Karaj

Krenar   Muka

Mujo Qyrdeti

Alban Ademi