Prokuroria Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e llogarive bankare të 6 kompanive. Me anë të një njoftimi zyrtar thuhet se në total janë bllokuar 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Bëhet fjalë për subjektet, “OLT-FLOR” shpk, “OLTI-Group” shpk, “ALBAVIA” shpk, “Kukës Chrome Minerals” shpk, “Troci 2005” shpk dhe “STANDART” shpk.

Nga hetimet rezulton se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

“Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:

  • “OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
  • “OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;
  • “ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
  • “Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
  • “Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
  • “STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).

Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:

  • Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;
  • Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;
  • Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.