Europa League Man Utd-Rostov, në lojë një vend në çerekfinale, tensioni në maksimum dhe… Murinjo me banane në dorë!Çmenduri: ç’lidhje kanë një ndeshje futbolli, një stadium plot, trajneri me banane në dorë dhe lojtari i tij që e merr dhe e ha?
Skena ndodhi dje dhe lojtari ishte argjentinasi Markos Roho. Pas ndeshjes Murinjo shpjegoi: “Roho ndihej i lodhur dhe kishte nevojë të hante diçka për energji. Nuk është ndonjë skenë e bukur, e pranoj, por lojtarit i duhej diçka në atë moment”.Si mund të falte interneti? Para pak kohësh Roho postoi një foto ku ishte në shtrat me të dashurën dhe kishte përpara disa toste të shkrumbuar.Humor i zi me Rohon: ” Kur nuk di të bësh një tost, normale që do futesh në fushë barktharë”, “E fejuara nuk i bën dot një tost të hajrit, Roho ha qyl në klub”, ” Herën tjetër, pica për Rohon po shënoi”…