Një skenë e shëmtuar ka ndodhur sot përpara Kryesisë së Kuvendit teksa gazetarët merrnin në pytje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ky i fundit doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Në momentin kur deputeti Saimir Tahiri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, gazetarët janë afruar për t’i marrë një prononcim lidhur me zhvillimin, por mbështetësit e tij ia kanë bërë më të vështirë punën e tyre.

Në një moment, gjatë intervistimit, njëra nga gratë e thyera në moshë, që mbështeste ish-ministrin i është drejtuar me fjalë fyese gazetares Klodiana Lala.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb dëgjohen qartë fjalët fyese të gruas, e cila i drejtohet gazetares me termat:

“E ka sjellë gjë Saliu ktë? Gazetare e qelbur, ta marr për leckash”, kjo pasi nuk i pëlqeu pyetja e gazetares Lala.