Momente tmerri për familjen e futbollistit të Totenhemi Jan Vertoghen. Një grup grabitësish janë future në shtëpinë e belgut në Londër dhe tmerruar familjarët, duke i kërcënuar këtë ta fundit për të treguar vendin ku mbanin paratë dhe bizhuteritë e shtrenjta.

Një skenë e tmerrshme që ngjasonte me atë të filmave horror, teksa në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe 2 fëmijët e mbrojtësit. Grabitësit kanë qenë të pajisur me armë të ftohta.

Zonja e shtëpisë nuk ka bërë rezistencë duke ndjekur udhëzimet e grupit kriminal. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.