Nëse Shqipëri–Poloni shkon në barazim pas 120 minutash, fati i ndeshjes do të vendoset nga penalltitë, një skenar i paprovuar më parë për kuqezinjtë. Po kush mund të jenë të besuarit e Silvinjos për të goditur nga pika e bardhë? Materiali në vijim sjell skenarë
Në rast se sfida mes Shqipërise dhe Polonisë mbyllet me barazim pas 120 minutash lojë, atëherë fati do të vendoset me llotari nga 11 metërshi.Kombëtarja e jonë nuk është përballur ndonjëherë ku takimi të ketë shkuar deri tek penalltitë, dhe ekziston mundësia që të ketë një herë të parë.
Megjithëse trajneri Sylvinho nuk ka një listë paraprake me emrat, kush mund të jenë lojtarët e mundshëm që të godasin të parët?
Nga lojtarët e thërritur, Myrto Uzuni ka çuar topin pas portierit më së shumti, 22 herë, duke qënë dhe goditës i rregullt për Ferencvaros dhe Granada në të kaluarën.
Nedim Bajrami ka një historik të pastër nga pika e bardhë. 11 penallti të shënuara dhe asnjë të humbur në karrierë, ku njërën e shënoi në ndeshjen kundër Ukrainës në 2024.
Lojtari i Rangers është dhe më i sakti në kombëtare që dhe që jep siguri në rast të një skenari ku ndeshja përfundon në barazim.
Njëjtë si Bajrami, edhe Kristjan Asllani ka shënuar 11 herë duke u besuar më parë nga trajneri i Inter dhe ka realizuar për kombëtaren në golin e vetëm kundër Letonisë në 2025.
Qazim Laçi është i fundit nga tanët që ka shënuar një penallti, më 8 mars të këtij viti duke i dhënë fitoren ekipit të tij Caykur Rizespor.
Një tjetër emer interesant është dhe Ernest Muçi i cili ka shënuar 5 penallti dhe për momentin po kalon formën e tij më të mirë këtë sezon.
Fatkeqsisht do të mungojnë dy eskpertët Rey Manaj i cili është lojtari me më shumë eksperiencë me penalltitë nga kuqezinjte, ku ka shenuar 26 të tilla për ekipe të ndryshme.
Dhe Jasir Asani i cili ka realizuar 19 gola nga pika e bardhë, por që do të jetë në tribunë në ndeshjen përballë Polonisë.





