Skënderbeu fiton në tavolinë dhe shkon 55 pikë, Teuta dhe Flamurtari nuk shkojnë më shumë se barazimi, respektivisht ndaj Laçit në Durrës dhe Tiranës në kryeqytet.

Të tria ekipet e mbyllin me nga 55 pikë secila dhe çfarë ndodh? Një skenar që mund të jetë i çmendur, por më se i mundshëm.Rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë kur dy ose më tepër ekipe e mbyllin me pikë të barabarta, teksa fillimisht merren për bazë pikët e grumbulluara mes ekipeve përkatëse.

Teuta ka marrë 13 pikë, Skënderbeu 10 dhe Flamurtari 9. Kësisoj, me këtë skenar, durrsakët janë të tretët, korçarët të katërtit dhe vlonjatët të pestët. Teuta kualifikohet automatikisht në Europë, Skënderbeu bën tifo që Kukësi të fitojë Kupën, ndërsa vlonjatët mbeten jashtë.