Në procesin gjyqësor në ngarkim të Tom Doshit në Gjykatën e Lartë, Durim Bamit dhe Mark Frrokut, sa i takon skenarit të Doshit që pretendonte se Ilir Meta kishte paguar njerëz për ta vrarë, pritet të merret dëshmia e shumë emrave të njohur në politikë.
Në seancë është kërkuar nga prokuroria të merren në pyetje si dëshmitarë Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Spartak Braho.
Mbrojtja kërkoi dhe pyetjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla si dëshmitar.
Gjykata pritet të shprehet më 17 maj për këto kërkesa.





