Skënderbeu dhe Shkëndija, janë ato skuadrat që mbajnë lart flamurin shqiptar në Europë. Një fitore e pastër dhe një ndeshje perfekte ajo e Skënderbeut në Korcë përballë Kairat Almaty me skuadrën korcare që pas një viti mungese ka treguar se di të bëjë dallimin në kompeticionet kontinentale, aty ku pak kohë më parë shkonte deri në grupet e Europa League.
Një menaxhim për tu përgëzuar ai i skuadrës tetovare që barazoi 1-1 në transfertën me HJK Helsinkin për të kaluar turin me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Megjithatë nuk ka shumë kohë për të festuar pasi si Skënderbeu ashtu dhe Shkëndija synojnë që rrugëtimi europian të shkojë sa më larg dhe kanë shanse reale për të shkuar në play-offin e Europa League nisur dhe nga kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në raundin e tretë.
Skënderbeu gjen përballë Mlada Boleslav, skuadra ceke fitoi edhe në ndeshjen e kthimit 2-0 ndaj Shamroc Rovers duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 5-2.Kundërshtari i radhës për skuadrën e Ilir Dajës nuk është më i fortë se Kairati, përkundrazi, të paktën në letër Mlada Boleslav ofron të njëjtën shkallë vështirësie, nisur nga buxheti që ka në dispozicion dhe vlera e skuadrës, që për Mladën është 11.8 milionë euro, pothuajse sa gjysma e kazakëve. Gjithsesi pikërisht ndeshja me Kairat provon se jo gjithcka vendoset nga milionat, por në ndihmë Skënderbeut i vijnë edhe precedentët, pasi verën e kaluar Mlada u eleminua në raundin e tretë të Europa League pikërisht nga Shkëndija e Tetovës që arriti ta mposhte 2-1 në Shkup.
Por fati i ka buzëqeshur edhe kuqezinjve, dukej se Shkëndija do të gjente përballë në këtë raund suedezët e Norkoping, skuadrën që eleminoi Prishtinën, por lituanezët e Trakai bënë surprizën në takimin e kthimit duke fituar 2-1 për tu kualifikuar më pas në llotarinë e 11-metërshave me rezultatin 5-3. Një vlerë skuadre në total pej 2.3 milionë eurosh Stadium me kapacitet 5 500 vende dhe arritja për herë të parë në këtë fazë të Europa Leagës e bëjnë të paktën sipas statistikave Trakain një kundërshtar që kursesi nuk mund të konsiderohet i pakalueshëm për Shkëndijën.
Vec të tjerash, Skënderbeu dhe Shkëndija kanë avantazhin se do ti luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi, përballë tifozëve të tyre të cilëve kanë mundësinë tu dhurojnë edhe të tjera gëzime në këtë verë Europiane.