Skëndërbeu dhe Partizani janë ende të hidhëruara që nuk kanë fituar kampionatin shqiptar, por kanë marrë një lajm pozitiv për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Të dyja këto skuadra shqiptare do jenë të favorizuara në shortin e 19 qershorit dhe kundërshtarët e tyre në turin e parë të europa Ligës do jenë më modestë dhe potencialisht të kalueshëm.

Skëndërbeu e ka koeficentin 6.9 dhe madje nëse do ishte në turin e dytë të Europpa Ligës do ishte në vazon e favoritëve, ndërsa Partizani e ka koeficentin 3, koeficent i mjaftueshëm për të qenë në vazon e parë.

Ky është një lajm i mirë sepse kalimi i mundshëm i turit për të dyja këto klube do rrisin të ardhurat. Pjesëmarrja në dy ture do të thotë praktikisht 450 mijë euro një shifër e kënaqshme për të dy këto klube.