12 maj 2015 – Vetëm një ndeshje e ndan skuadrën e Skënderbeut nga titulli i pestë kampion, që do të jetë ai i rekordeve për klubin korcar, duke filluar nga numri i trofeve radhazi. Për këtë arsye tifozët dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për festën duke menduar me imtësi cdo detaj, përfshirë dhe fanellën që do të veshin lojtarët korcarë në përfundim të sfidës me Flamurtarin, në rast fitoreje. Klubi, kishte organizuar një konkurs për dizenjon e fanellës që do të mbahej e veshur nga tifozët, dhe fituese ka rezultuar dizenjo e Argel Gjokës, e cila në pjesën e përparme të saj do të ketë të stampuar “pesëshen” që simbolizon pesë titujt e fituar, stemën e Skënderbeut në gjoks në krahun e zemrës dhe hashtagun #TeDuamSkenderbe. Ndërkohë në pjesën e pasme të fanellës do të jenë të shkruar nga poshtë lartë, të pesë vitet e titujve të fituar radhazi dhe mbishkrimi “Champions”, kampionë. Në garë për fanellën fituese morën pjesë tifozë të shumtë. Kjo nuk është hera e parë që klubi korcar realizon një përzgjedhje të tillë, pasi dhe në vitet e fundit kanë qenë tifozët ata që kanë dizenjuar fanellat e veshura nga skuadra.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"