Pas Kampionatit, Skdënderbeu i Korçës ka fituar këtë të dielë edhe Kupën e Shqipërisë, pasi mundi në finale 1 – 0 Laçin, në “Elbasan Arena”.

Fati i takimit u vendos nga një gol me 11 metërsh nga Sabien Lilaj, në minutën e 67-të.

Kjo ishte Kupa e parë e Republikës që fitohet nga Skënderbeu, ndërsa Laçi e kishte fituar atë dy herë më parë.