U luajtën në të njëjtin orar (13:00), ndeshjet e javës së 16-të të Superiores, që janë edhe të fundit për vitin 2017. Skuadrat tashmë do të marrin pushimet dimërore, do të vijojnë me fazat përgatitore, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa do të bëjnë çmos të përforcojnë veten në merkaton e janarit. Në pesë stadiume të vendit pati mjaft emocione në këtë “stacion” të garës, sepse golat dhe përmbysjet nuk munguan. Suprprizën më të madhe e ka bërë Luftëtari.
Skuadra gjirokastrite, që shkërmoqi 5-0 Partizanin në javën e shkuar, ia ka dalë mbanë edhe ndaj kampionëve të vendit në fuqi. Ali Sowe me një dygolësh dhe James Adeniy i dhanë fitoren 3-1 me përmbysje Skënderbeut përballë Teutës në Korçë. Edhe pse durrsakët e nisën mirë sfidën, duke e gjetur golin me Anel Dedic me 11-metërsh në minutën e 20-të, dolën të humbur nga kjo transfertë.
Ali Sowe barazoi shifrat në të 35-ën dhe pas shumë përpjekjesh shënoi të dytin personal në minutën e 81-të. Teuta u hodh në sulm në minutat e fundit por pësoi edhe të tretin me autor James Adeniy. Skënderbeu e mbyll 2017-ën në vendin e parë në kuotën e 37 pikëve, 9 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.





