21korrik 2015 –Kampionët e “Skenderbeut” luajnë sonte në  mbrëmje në orën 20.45 sfidën e kthimit kundër skuadrës vendase “Krusaders”. Korçarët vijnë në këtë sfidë me një avantazh te tre golave, pas asaj fitoreje të 4 – 1 arritur përpara një jave në  Korçë.

Pas një aventure të lodhshme drejt Belfastit, korçarët kanë zhvilluar dje në mbrëmje një seancë të shkurtër stërvitore ku trajneri Josa ka kërkuar ambjentimin  e skuadrës me terrenin e fushes ku do të luhet dhe ndeshja e sotme.

Mungesa e vetme për trajnerin Josa është ajo e Osmanit të dëmtuar, por që nuk paraqet asnjë problem për Josën. Skënderbeu pritet të luajë me një mesfushë të ngjeshur dhe një sulmues të vetëm, Hamdi Salihin autorin e dy golave në Korçë.

Nisur nga rrezultati i ndeshjes së parë, korçarët i kanë te gjitha shanset e kualifikimit ne dorën e tyre, ku përpara fillimit të sfidës së tyre kundër Krusaders do të mësojnë dhe emrin e skuadrës kundështare që do të kenë përballë në turin tjetër,  pasi sfida Milsami – Ludogorets luhet në orën 17.00.

 Ndeshja mes Krusaders dhe Skënderbeut do të drejtohet nga nje treshe gjyqtarësh qipriotë me kryesor  Kristos Nikolaidhes dhe assistentë të tij Janis Lazaru dhe Athinodoros Janu, delegat i UEFA-s do të jetë spanjolli Luiz Del Real.  

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/