16gusht 2015 – Skënderbeu tashmë është bërë me fizioterapiste të re. Bëhet fjalë për çeken Iva Hnatova, e cila tashmë i është bashkuar stafit mjekësor të korçarëve për t’u dhënë një ndihmë më të specializuar për të dëmtuarit në prag të sfidave të Ligës së Kampioneve me Dinamon e Zagrebit.

Drejtuesit e klubit korçar kërkojnë t’u ofrojnë kushte komode maksimale lojtarëve në prag të këtyre sfidave, atje ku ëndërrohet një kalim i mundshëm në grupet e Ligës së Kampioneve, që do të ishte më shumë se sa historik.Ndërkohë në stërvitjen e djeshme, trajneri Josa ka qenë më i përqendruar te lojtarët e krahut, sidomos me Latifin e Prognin, atje ku kosovari është më i avantazhuar për të qenë në formacion.

Lojë agresive, pasime të sakta, shpejtësi nga krahët.Këto kanë qenë udhëzimet e Josës për të tijtë e krahut në stërvitjen e së shtunës, që është tri ditë përpara ndeshjes me Dinamon e Zagrebit.