Skënderbeu ka arritur të hedhë një hap tejet të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në çerekfinalen e parë ndaj Teutës, në Durrës, korçarët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 0-2, falë golave të James Adeneyi në minutat e 35’ dhe 75’.

Vlen për tu përmendur që në minutën e 24-t, Sabjen Lilaj, gaboi nga pika e bardhe e penalltisë, duke goditur shtyllën. Ishte përsëri mesfushori nga Maliqi, i cili në minutën e 78-t që goditi traversën e Moçkës.

Edhe pse në vazhdim loja ishte e hapur dhe Teuta ushtroi shumë presion, Skënderbeu kontrolloi mirë ndeshjen dhe sërish Xhejms në minutën e 75-të mbylli sfidën.

Gol i artë, sepse kualifikimi është thuajse i sigurt, me Teutën që në fakt nuk kishte ndonjë shpresë të madhe në kupë dhe mendjen e ka te kampionati. Skënderbeu rikthehet te fitorja, pas humbjes 2-0 në kampionat ndaj Luftëtarit, ndërsa Teuta vazhdon të vuajë.