Takaj pas fitores ndaj Mlades u shpreh per shortin, – “Do të preferoja një emer të madh ose ndonjë skuader që mund të kemi mundësi ta kalojmë”.As Ajaksi dhe as Fenerbahce, nga emrat e famshëm do të kishte qenë një nga këto dy skuadra që mund të justifikonte një nga dy opsionet që dha Presidenti Takaj pas fitores ndaj Mlada Boleslav. Nuk dihet nëse plotëson të dytin, atë të një skuadre që mund të kalohet Dinamo e Zagrebit.

Skënderbeu sërish kundër gjigandëve të futbollit kroat dhe atij ballkanas. Dinamon e Zagrebit e hasën përballë në verën më të suksesëshme të futbollit shqiptar në nivel klubesh, në play-offin e Champions League Dinamo fitonte 2-1 në Shqipëri dhe 4-1 në Zagreb, por pavarësisht eleminimit Skënderbeu e kishte arritur fitoren e tij pasi kalonte direkt në grupet e Europa League, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që shijonte pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit kontinental. Këtë herë për Skënderbeun është të gjitha ose asgjë, i duhet të kalojë Dinamon e Zagrebit për të përsëritur atë sukses të paharrueshëm. E lehtë ta thuash, pasi misioni është vërtet i përmasave të jashtëzakonshme, Në 17 gusht ndeshja e parë në Zagreb, të paktën këtë herë Skënderbeu luan atë të kthimit në shtëpi. Miliona, traditë, talente e eksperiencë, Dinamo i ka të gjitha, Skënderbeu ka urinë e madhe për të përsëritur një sukses historik, e pse jo ndoshta dhe pak dëshirë për revansh, futbolli është i bukur sepse gjithcka mund të ndodhë.