PEQIN, 17 mars 2013 – Sot u luajtën edhe takimet e mbetura për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, ku Skënderbeu arriti të merrte një fitore me mjaft vlera në fushën e Shkumbinit. 

Kampionët në fuqi u mjaftuan me golin e Çaushajt që në minutën e 5-të për të marrë tre pikët. Ndërkohë, Vllaznia ngeci në Laç duke u mposhtur 2-1 nga kurbinasit. Emurllai dhe Shazivari shënuan për vendasit, ndërsa Gjini shkurtoi diferencën.

Në ndeshjet e tjera, Kukësi kaloi me rezultat të thellë Tomorin 5-2. Fitore korri edhe Bylisi ndaj Apolonisë 3-0 dhe Besa përballë Luftëtarit 2-0. 

Skënderbeu shkon në kuotën e 46 pikëve në krye të tabelës dhe ndiqet nga Teuta  me 37 pikë e Flamurtari  me 35.