Një dëshmitar e pa atë duke ecur përgjatë binarëve me një kapuç të errët mbi kokën e saj. Por ai nuk mendoi se pas pak do të thirrej nga policia hekurudhore për të dëshmuar fragmentet e fundit të jetës së një vajze 16-vjeçare.

Adoleshentja nga Pordenone, me origjinë shqiptare, u përplas për vdekje nga treni dje pasdite pak pas orës 14:00.

Mashinisti, në nënkalimin e Via San Vito, nuk mundi ta shmangte tragjedinë, pasi nuk arriti të frenonte në kohë. Udhëtarët shpejt kuptuan se kishte ndodhur diçka e rëndë, sepse kishte zvarritje të zinxhirit përgjatë linjës së binarëve.

Nëse ka qenë një investim për shkak të një gjesti vullnetar ose një aksidenti, vetëm policia hekurudhore do të jetë në gjendje ta konstatojë atë.

Mbeten enigmatike rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet e nuk përjashtohet mundësia që ngjarja mund të ketë qenë e vullnetshme. Megjithatë, natën para tragjedisë, nuk janë pikasur shenja, letra apo mesazhe që ta shtynin vajzën drejt këtij veprimi.

Media italiane që raporton ngjarjen, e përmbyll raportimin e saj: “Pjesa tjetër, është kronikë e një dhimbjeje shumë të madhe për t’u kufizuar në disa fjalë. Një skenë që ju kurrë nuk do të dëshironit ta shihni”.

S.L.