Një skenë e rëndë mes dy qenve ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, duke shokuar dhe terrorizuar kalimtarët e rastit.
Një qen rruge i është afruar nxitimthi një Pitbulli që po kalonte me të zotin e tij dhe menjëherë ka nisur ‘lufta’ mes tyre.
Qeni i racës Pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për minuta të tëra.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ka qenë e pamundur për ta ndarë Pitbullin nga qeni tjetër. Në ndihmë u kanë ardhur edhe disa qytetarë, të cilët tentonin t’i largonin nga njëri-tjetri duke u hedhur ujë apo edhe duke i goditur, por ishte e vështirë.
Pas disa minutash të mbushura me ankth e frikë për mënyrën se si do të përfundonin të dyja kafshët, kjo është gjendja e tyre: Pitbulli u largua me të zotin në gjendje të mirë, ndërsa qeni i rrugës mbeti po në vendin e tij, në rrugë. Por i masakruar! Dhe askush nuk do të mund të kujdeset për të, që ta dërgojë në një klinikë veterinare për t’u mjekuar!
KUJDES! Pamje të rënda!
S.L.





