Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbuluar ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe rrjedhjen e të dhënave të databazave shtetërore është shoqëruar me replika mes Ervin Salianjit dhe Toni Gogut. 

Tonin Gogu tha se në planin paraprak i komisionit hetimor nuk kishte asnjë provë dhe në përgjigje Ervin Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. 

Ndër të tjera Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatit mirë. 

Replikat: 

Toni Gogu: Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave. 

Ervin Salianji: Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi të nisë hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita, duhet të përgatitet mirë. 

Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët.