Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos është shprehur se Shqipëria duhet të vazhdojë kështu, duke theksuar se “po përgatisim për ju një shtëpi në Europë”.
“Nuk e di kush është skeptik”, u shpreh ajo në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE.
Marta Kos iu drejtua edhe me një mesazh shqiptarëve, duke theksuar se kjo ka ardhur si rezultat i punës së tyre.
Marta Kos: Nuk e di kush është skeptik. Mesazhi për qytetarët e Shqipërisë, kjo është falë punës tuaj, jeni ju që po jepni rezultatin.
Është përgjegjësia juaj për të pasur sukses, por është përgjegjësia dhe përkushtimi i BE, Komisionit dhe shteteve anëtare.
Nëse do na duhej një rast se çfarë procesi i anëtarësimit të BE. duhet hedhur sytë nga vendi juaj. Keni një udhëheqës që nuk i kthehet së shkuarës për të gjetur pretekste për diçka që nuk bëhet. Ju shihni nga e ardhmja. Shqipëria, vazhdo kështu ne po përgatisim për ju një shtëpi në Evropë.





