Po tentonin të hynin në një apartament në lagjen Legino, të Savonës, kur janë diktuar nga një marshall i Guardia di Finanza, që ka dhënë alarmin, raporton "La Stampa".
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë i mundur arrestimi i dy të rinjve shqiptarë, E.P. 28 vjeç dhe S.I. 24 vjeç.
Dy shqiptarët akuzohen për tentativë vjedhje dhe rezistencë ndaj forcave të policisë, ndërkohë që 24-vjeçari S.I. akuzohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit, pasi kohë më parë i ishte dhënë ekspuls nga prefekti i Firences.





