Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, ku një 26 vjeçar shqiptar teksa ka tentuar të vjedhë një banesë në një pallat, është rrëzuar duke rënë nga lartësia.
I riu kishte hipur në ballkonin e shtëpisë që do të vidhte. por në një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në tokë.
Fatmirësisht 26-vjeçari nuk ka humbur jetën, por të dyja këmbët e tij janë thyer. I shtrirë në tokë dhe në dhimbje, shqiptarin e ka ndihmuar ambulanca… dhe një palë pranga.
Nga ana tjetër, grabitësi kishte dhe një bashkëpunëtor, i cili ka arritur të shpëtojë nga duart e policisë. Policia ka njoftuar se 26-vjeçari i arrestuar bënte pjesë në një grup mjaft aktiv grabitësish, të cilët dyshohen se kanë kryer deri më tani rreth 40 goditje.





