Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pranë Fushë Milotit.
Mësohet se një person ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Personi që po drejtonte motorin mësohet se e kishte vjedhur dhe pasi pronari e kishte vëne re autorin ai ishte larguar me shpejtësi.
Gjatë tentativës për tu larguar ka pësuar aksident.
Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.