Një i ri në Kembrixh, Angli, tentoi të vidhte një biçikletë me vlerë 8 mijë paund në dyqan, por nuk ia arriti qëllimit.

Skifteri mori biçikletën “Giant Defy SL” dhe doli me shpejtësi nga dera për t’u larguar me të, por nuk funksionoi. Stafi i dyqanit duket se e kishte menduar se herët a vonë, një tip i tillë, do të tentonte të kryente vjedhje dhe i kishin hequr pedalet biçikletës.

Menjëherë sapo ky i ri vuri re se biçikleta ishte pa pedale, ai e la atë jashtë dyqanit dhe u largua me shpejtësi me një makinë që e shoqëronte. Stafi i dyqanit doli jashtë me shpejtësi, por nuk arritën ta ndalonin hajdutin.