E ftuar në “S’e luan Topi”, këngëtarja Anxhela Peristeri rrëfeu disa nga eksperiencat e saj në Greqi, dhe më pas për rikthimin e saj në Shqipëri.about:blank

Peristeri tregoi se ishte Devis Xherahu ai që e ndihmoi për të gjetur në Greqi, pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi. Këngëtarja tregoi se vetëm talenti bëri që ajo të njihej, sepse “nuk kishte  as para, asgjë”.

“At’herë s’kam pas as para asgjë të investoja tek vetja dhe vetëm falë talentit arrita të këndoja me këngëtarë të mëdhenj grek. Kam punuar në buzuki, dhe kjo falë këngëtariot Devis Xherahu.

Momente zbavitëse kanë kaluar në 7 vite që unë kalova atje. Jam rrëzuar në skenë… Në buzuk-et ku punoja vinin më shumë grekë, dhe ata më lëshonin karafila,” tregoi këngëtarja.

Peristeri tregoi edhe për jetën e saj personale, ndërsa rrëfeu se tashmë e ka gjetur dashurinë e jetës dhe se dëshiron të bëhet nënë.

“E kam gjetur njeriun e jetës dhe dëshiroj të bëhem nënë, por nuk dua ta kem publike”, tha këngëtarja për “S’e luan topi”.