30 prill 2015 – Frikë te Partizani. Sulmuesi serb Stevan Raçiç ka humbur ndjenjat gjatë stërvitjes dhe i janë dashur disa minuta për ta sjellë në vete.

Fillimisht ai ka shfaqur shqetësime me frymëmarrjen, është ulur në anë të fushës dhe brenda pak sekondash ka humbur ndjenjat. Atij i është futur gjuha brenda çka ka shkaktuar një tmerr të vërtetë për mjekët e skuadrës dhe për të gjithë lojtarët e stafin teknik. Por brenda 20 minutash serbi e mori veten dhe u largua nga seanca stërvitore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/