Policia në Belsh ka vënë në pranga një person, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të OSHEE-së.

Sipas informacioneve zyrtare, abonenti Bedri Muça, debitor prej 3 muajsh, ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të kontrollit të OSHEE-së, kur ka konstatuar se do i ndërpritej energjia elektrike.

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, Muça ka ofenduar e ka kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Grupi i OSHEE-së ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë, dhe më pas policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.