SIRI, 22 mars 2013– Vajza të reja tuniziane të destinuara për të kënaqur epshet e xhihadistëve që luftojnë në Siri. Këtë fat po “gëzojnë” shumë femra të reja nga Tunizia, një pjesë e të cilave janë gati-gati adoleshente. Këto vajza janë të detyruar të kryejnë marrëdhënie me rebelët sirianë në emër të “jihad ennikah”, e thënë ndryshe “martesa” me “ata që marrin pjesë në luftën e shenjtë”.
Historitë e ‘skllaveve të seksit’ i tregon një i ri tunizian që ka luftuar përkrah rebelëve sirianë në Aleppo. Gjatë një interviste për të përditshmen tuniziane Assarih, Abou Koussay tregon për fatin e trishtë të këtyre vajzave që futen ilegalisht në Siri, për të kënaqur nevojat seksuale të luftëtarëve. Duke shfrytëzuar një traditë fetare, që në të vërtetë fsheh një mënyrë të drejtpërdrejtë të shfrytëzimit seksual shumë vajza trajtohen si skllave dhe nuk kanë asnjë mundësi të kthehen në vendin e tyre.
Koussay rrëfen se ka parë me sytë e tij 13 vajza të reja tuniziane, ndërkohë që pohon që mund të jenë shumë më tepër sesa kaq.
Në të njëjtën kohë ai rrëfen edhe për lavazhin e trurit që po u bëhet të rinjve tunizianë nga autoritetet e vendit të tij për t’i bindur të shkojnë të luftojnë përkrah rebelëve kundër regjimit të Bashar al-Assad. Vetë Koussay ishte një prej këtyre të rinjve, por arriti të largohej dhe të rikthehej në atdheun e tij.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





