Një 41-vjeçar është plagosur pasi i ka shpërthyer dinamiti në duar. Bëhet fjalë për Turhan Myftarin, punonjës i zjarrëfikëses. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, në qytetin e Skraparit.
Sipas të dhënave paraprake, 41-vjeçarit i ka shpërthyer kallëpi i dinamitit në duar, teksa po gjuante për peshk në lumin Osum.
Myftari është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, pasi ka marrë dëmtime në fytyrë dhe gjymtyrë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





