DURRES, 17 qershor 2013 – Skuadra durrsake e Rlindjes ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e lagjes nr.8. Në këtë takim merrnin pjesë pjesëtarët e Rilindjes në Durrës Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Gëzim Agasi e Esmeralda Shkjau si dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit e njëkohësisht anëtar i kryesisë së PSSH Vangjush Dako.
Banorët e ksaj lagjeje i kanë rezervuar një pritje spektakolare ekipit të Rilindjes dhe veçanërisht kryebashkiakut Dako duke i shprehur atij falenderimet për punën e Bashkisë në këtë lagje ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni total i rrugës Violeta Manushi e gjatë 1 kilometër si dhe asfaltimi i rrugës Telat Noga dhe ndërtimi i një lulishteje të re të cilat ishin premtime të kryebashkiakut Dako në vitin 2011 e që tashmë janë kthyer në realitet.
Pasi është takuar dhe falenderuar përzemërsisht nga banorët e zonës kryebashkiaku Dako e ka marrë fjalën në këtë takim duke deklaruar se pas 23 qershorit investimet e Bashkisë së Durrësit për këtë zonë por edhe për të gjithë qytetin do të jenë shumë herë më të mëdha, pasi qeveria me Edi Ramën kryeministër do t'i japë fund situatës bllokuese që përjeton aktualisht bashkia e qytetit si pasojë e mosdhënies së fondeve nga ana e qeverisë vetëm për arsye politike:
"Jam i lumtur që vij në lagjen tuaj pas punës që kemi bërë këtu me rikonstruksionin e rrugës Violeta Manushi i cili ka qenë një premtim që kemi bërë në vitin 2011 dhe tashmë e kemi bërë realitet. Ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë zonë dhe në të gjithë Durrësin pas 23 qershorit dhe transformimi i Shqipërisë do të fillojë nga Durrësi. Pas 23 qershorit qeveria me kryeministër Edi Ramën do ta ndryshojë Shqipërinë dhe vendi do të rilindë. Pas fitores së PS në 23 qershor biznesi i vogël nuk do të paguajë më taksën e biznesit të vogël dhe do ti përgjysmohet tatimi mbi fitimin, legalizimi i banesave në zonat informale do të jetë falas, do të hapen 300 mijë vende pune dhe ekonomia do të rilindë. Durrësi gjatë 8 viteve të PD në pushtet është mbajtur peng nga kjo qeveri e rrënimit. 1 milion euro i ka dhënë kjo qeveri Durrësit dhe 18 milion euro Shkodrës ndaj ne kemi të drejtë të besojmë se kjo qeveri na ka penguar në punën tonë vetëm për arsye politike. Ky penalizim që bën qeveria e fyen qytetarin durrsak pasi Durrësi është i të gjithë qytetarëve durrsakë, por ky bllokim do të marrë fund pas 23 qershorit kur nga Durrësi do të nisë transformimi i madh i të gjithë Shqipërisë pasi Edi Rama do të mbështesë Durrësin sepse Durrësi e meriton mbështetjen si qyteti i dytë i Shqipërisë."
Në fjalën e tij Blendi Klosi deklaroi se në 23 qershor shqiptarët do të lënë pas rrënimin dhe votojnë rilindjen:
“Kjo është një përballje midis dy botëve, bota e Rilindjes e Edi Ramës dhe bota e rrënimit të vazhdueshëm të Sali Berishës dhe qytetarët e Durrësit ashtu si të gjithë Shqipërisë do ta lënë pas rrënimin dhe do të votojnë për Rilindjen, do të votojnë për më shumë punësim, për taksa më të ulëta për 95 % të qytetarëve shqiptarë, do të votojnë për të ardhmen e tyre për rilindjen e Shqipërisë. Programi i Rilindjes do të ndryshojë Shqipërinë, në 300 ditët e para ne zotohemi se do të vendosim rendin në këtë vend pasi sot Shqipëria ndodhet në ditët e saj më të zeza përsa i përket rendit publik ndaj në 23 qershor programi i Rilindjes fillon me familjen, me rendin dhe me mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Në 23 qershor përfundon koha e rrënimit të Sali Berishës dhe filon koha e Rilindjes së Edi Ramës."
Nga ana e saj deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se të gjithë bashkë duhet të votojmë në 23 qershor për PS dhe numrin 29 për të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët pasi vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane.
Banorët e lagjes nr. 8 me plot entuziazëm i dhanë mbështetjen e tyre masive ekipit durrsak të Rilindjes dhe PS-së duke u shprehur se qeveria me kryeministër Edi Ramën është shpresa e vetme që vendi të rimëkëmbet.





