Brazil, 19 qershor 2014 – Ato janë të bukura, të famshme, por tashmë edhe më të famshme. Po flasim për 11 bukuroshet e fushës rozë të Botërorit. Një formacion kopertine me femrat që shoqërojnë lojtarët pjesëmarrës, të cilat shpërndahen në çdo repart për të formuar skuadrën e ëndrrave. Formacioni i veçantë publikohet nga revista “El Balon Rosa”.

Ndryshe nga çfarë spanjollët treguan në fushë duke u larguar nga Botërori të turpëruar, bashkëshortet dhe të dashurat e tyre mbajnë lart flamurin iberik pasi numërojnë 3 titullare në formacion. Le ta nisim nga porta. Padiskutim që gardiania e Botërorit është e fejuara e Iker Casillas, Sara Carbonero, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Shakira, bashkëshortja e Demichelis, Evangelina Anderson dhe e fejuara e Sergio Ramos, Pial Rubio. 

Në mesfushë, Boateng dhe Sneijder rreshtohen me femrat e tyre Melisa Satta e Yolanthe Cabau, ndërsa e dashura e Schweinsteiger, Sarah Brandner ka një vend titullare duke eklipsuar mesfushorin e kombëtares gjermane. Po në mesfushë, gjejmë një tjetër gjermane. Ajo është e fejuara e Mario Gotze Ann Kathrin ndërsa në sulm rreshtohet ish e dashura e Neymar, Bruna Marquezinhe, bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella Rocuzzo.

Në fund, qershia mbi tortë vjen nga Rusia e largët por në këtë rast përfaqëson Portugalinë. Irina Shayk është ylli i skuadrës së Botërorit…ajo luan në sulm dhe ashtu si Cristiano Ronaldo, merr mbi shpatulla fatet e skuadrës së saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/