Si mund ta bësh që është pjesë e një qyteze me 1500 banorë, një nga emrat e futbollit më të klikuar në google? E thjeshtë, emëro president nderi një emër të njohur të botës së kinemasë. Ideja gjeniale i lindi drejtuesit të skuadrës uellsiane Glantraeth FC, Stan Strickland.

Kjo skuadër luan në divizionin e tretë të Uellsit por ky fakt nuk e pengoi të kontaktonte aktoren Naomi Watts për t’i ofruar vendin e presidentit pas largimit të George Meyrick. Oferta lidhet me një fakt interesant, pasi aktorja ka jetuar për shumë vite në Uells, shumë pranë qytezës në veri të vendit.

Një arsye bindëse por në klubin uellsian janë ende në pritje të përgjigjes nga aktorja e famshme dhe për ta thënë të vërtetën deri në fund, nuk kanë shpresa të mëdha se bukuroshja australiane mund të pranojë.