Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare. E konfirmuar nga shifrat, që asnjëherë nuk gënjejnë.Kështu, pasi dominuan në merkaton e verës, skuadrat e Premier Ligës janë edhe më të shtrenjta në botë.Në krye të klasifikimit të CIES, observatorit të futbollit me qendër në Zvicër, qëndron Chelsea.

Blutë e Londrës në skuadër lojtarë, vlera totale e kartonëve të të cilëve shkon në 1 miliard e 134 milion euro.Për të kuptuar diferencën e madhe në financa të Premier League me ligat e tjera europiane, mjafton të shohësh që gjashtë vendet e para të kësaj renditje plotësohen nga skuadrat anlgeze.

Manchester City pozicionohet i dyti me 1 miliard e 128 milion euro, ndërsa pas tij vijnë Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Totenham.Seria angleze thyhet në vendin e shtatë dhe të tetë.Paris Sent Zhërmen, kampione e Europës në fuqi vlerësohet 873 milion euro, vetëm 19 milion euro më shumë se Real Madrid në vendin e nëntë.

Dhjetëshja e parë e skuadrave më të shtrenjta e publikuar nga CIES plotësohet me një tjetër angleze si Njukasëll dhe në fund me Atletico Madrid.Gjithsesi, duke parë këtë klasifikim, jo gjithmonë paratë përkthehen me suksese sportive.