Sipas denoncimit të Alban Çakallit, arbëresh i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.
“Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendosur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë i Alban Çakallit:
PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.