Enver Kukaj dëshmori i UCK-së, nga Drenasi i Kosovës, ka marrë jetë në studion e skulptorit durrsak Idriz Balani këtë fund marsi. Monumenti i dëshmorit Enver Kukaj është rreth 2 m e 10 cm i lartë. Ai është vrarë ne frontin e luftës më 5 maj të vitit 1999, kundër pushtuesve serbë, në kohën kur drejtonte një formacion të armatosur të UCK-së. Autori i veprës, i cili ka si synim ta përfundojë para 5 majit, thotë se vepra trajton fshatin Terstenik të krahinës së Drenasit. Ishin familjarët e tij, djemtë e të afërmit, që më propozuan të skalisja këtë luftëtar që do të vendoset në qendër të fshatit të tij në Terstenik, të Drenasit.

Enver kukaj është nipi i një bashkëluftëtari të Shaban Polluzhës, nga lagjja Kukaj. Si pasojë e angazhimit të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës nga çetnikët serbë, nga kjo lagje janë pushkatuar 8 veta, mes të cilëve 3hde xhaxhai i Enverit. Historianët e zonës  shkruajnë se nga kjo lagje janë pushkatuar 8 veta mes tyre edhe Veli Ahmet Kukaj. Kjo familje në të gjitha fazat e luftës kundër Serbisë ka luftuar dhe ka dhënë dëshmorë në çdo betejë që është zhvilluar. Dëshmori i fundit është Enver Kukaj, i cili ra dëshmor në betejë e sipër me armë në dorë në 5 maj 1999.

Familja Kukaj është e njohur në trevën e Drenicës dhe më gjerë për traditat humane dhe atdhetare. Burrat e kësaj familjeje në periudha vendimtare, kur vendoseshin fatet për të ardhmen e kombit, ishin pjesëtarë në këto luftëra, dhe shumë prej tyre ranë dëshmorë në fushën e luftës. Enver Sali Kukaj lindi më 1 janar 1955, dhe ra dëshmor në 5 maj 1999. 

 Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit të ushtrisë  jugosllave në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri më 11 qershor 1999. Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 persona.

K.H.