Skulptura paqësore e peshkatarit durrsak, që gjuan peshk me sytë nga deti, i ulur në një prej bordurave te sheshi i “Sfinksit”, iu kthye e plotë qytetarëve.

Këtë fillim jave, autori i skulpturës, Dylber Neziraj, ka montuar edhe kallamin e gjuetisë që iu thye nga perona ende të paidentifikuar dy orë pasi skulptura u vendos në shesh.

Apeli për të gjithë qytetarët është: Mbrojeni pronën publike, e në veçanti këto skulptura që janë edhe atraksion turistik!

(Skulptura e dëmtuar)

Pothuajse të gjitha skulpturat që janë vendosur vitet e fundit në sheshe e në lulishtet e Durrësit, kanë rënë pre e vandalëve. E njëjta gjë ndodhi me syzet e Xhon Lenonit, të cilat janë vjedhur e thyer disa herë,(mungojnë aktualisht), me harmonikën e Bob Dilanit, kokën e Sabri Tuçit, shpatat e gladiatorëve në sheshin “Taulantia”, vepra këto të dëmtuara nga persona ende të paidentifikuar disa herë.

K.H.