“Skyscanner”, një nga agjencitë më të famshme të udhëtimit, ka përfshirë në guidën e saj Shqipërinë, duke përshkruar me detaje plazhet më të bukura të vendit tonë.
Plazhet e rekomanduara, janë ai i Spillesë, Sarandës, Ksamilit i Velipojës dhe i Gjipesë. Përveç ujërave të pastër dhe peizazheve të bukura, këto plazhe vlerësohen edhe për faktin që janë lehtësisht të aksesushme nga vizitorët. Ato zakonisht mund të arrihen me transport publik dhe ndodhen pranë qyteteve dhe fshatrave të rrethuara nga bare dhe restorante.
Korriku dhe gushti konsiderohen nga “Skyscaner” si muajt më të ngarkuar, kështu që sugjeron që udhëtimin drejt Shqipërisë, pushuesit e huaj ta organizojnë në maj ose shtator, për të shmangur turmat dhe për të patur më shumë hapësirë.
Kuzhina lokale është një tjetër elementë, që në këtë guidë përshkruhet me shumë entuziazëm. Ushqimet më të famshme në këtë artikull konsiderohen ato tradicionale duke filluar nga byreku, e deri te tava e kosit.
“Skyscanner” është një me bazë në Edinburg, Skoci. Faqja është e disponueshme në mbi 30 gjuhë dhe përdoret nga 100 milionë njerëz në muaj. Kompania i lejon njerëzit të hulumtojnë dhe të rezervojnë opsionet e udhëtimit për udhëtimet e tyre në të gjithë botën, së fundmi edhe në Shqipëri.