Presidenti sllovak, Peter Pellegrini gjatë një konference për shtyp me homologun shqiptar Bajram Begaj nga Tirana, deklaroi për mediat se Bratislava do t’i qëndrojë vendimit të saj për të mos njohur Kosovën. 

Sipas Pellegrinit, qëndrimi i Sllovakisë për të mos njohur Kosovën si shtet është një pozicion që mbështetet në rregullat e diplomacisë sllovake dhe nuk ka lidhje me miqësinë e vendit të tij me Shqipërinë apo popullin shqiptar. 

“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është  një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura”,-tha Pellegrini.