Në autostradën që lidh Ljubjanën me brengdetin, në Slloveni, në afërsi të qytetit Senozece, mjegulla e dendur është bërë shkak i një aksidenti të rëndë, që ka lënë, deri tani, pesë të vdekur.
Autoritetet kanë saktësuar se aksidenti ka ardhur për shkak të mjegullës së dendur. Më shumë se 40 automjete janë përplasur njëri me tjetrin, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në autostradë. Numri i të plagosurve është shumë i madh, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që pritet të rritet edhe numri i atyre që kanë vdekur.