Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë se detyrën e tij nuk ia kujton dot asnjë ambasador.
Diplomatja amerikane shkruan në Twitter se drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat sepse thanë disa ambasadorë, por se kërkohet nga ligji shqiptar dhe pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant për BE.
“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse SHBA e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit.”





