Izmir Smajlaj renditet i 21-të në Botë në kërcim së gjati në Lojrat Olimpike Rio 2016. Atleti shqiptar kërceu 7 metra e 72 centimetra në garat kualifikuese. Një hedhje e mirë kjo e 23-vjecarit nga Shkodra por larg rekordit kombëtar që mbahet pikërisht nga Izmir Smajlaj me 8 metra e 3 centimetra. Përfundoi në garat kualifikuese të kërcimit së gjati aventura e atletit shqiptar i cili u eliminua nga Rio 2016. Gjithsesi paraqitja e Izmir Smajlajt mund të konsiderohet tepër pozitive duke patur parasysh faktin që në garat kualifikuese të kërcimit së gjati merrnin pjesë 32 sportistë dhe 23-vjecari nga Shkodra arriti të linte pas 11 prej tyre.
Përpara garimit të tij në Olimpiadën e Rios, Smajlaj kishte përcaktuar objektivin që ishte të kërcente mbi 8 metra por në fund atleti shqiptar u mjaftua me 7 metra e 72 centimetra. 12 të parët u kualifikuan në fazën finale të garës së kërcimit së gjati me Smajlajn që kërceu vetëm 13 centimetra më pak se xhamajkani Damar Forbes i cili u pozicionua i 12-ti me 8 metra e 85 centimetra. I pari në provat kualifikuese të kërcimit së gjati u rendit kinezi Jianan Wang me kërcimin 8 metra e 24 centimetra i ndjekur nga amerikani Jeff Henderson dhe uruguiani Emiliano Lassa.





