Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David Todri për problemin e zonjës Violeta Alushi që pagoi 3 mijë euro, por mbeti pa dhëmbë.

Stomatologu David Todri: Jam responsabël.

Gazetarja: Po, i përgjegjshëm.

Stomatologu David Todri: Po normal, se s’jam fëmijë, dhe në fund të korrikut, të premtoj, që do ta kesh me dhëmbë në gojë. Të lutem! Paraqituni në klinikë në fund të korrikut, më dt. 15-20, që t’i rregullojmë të gjitha!

Gazetarja: Në rregull. Gjithsesi ne do të vijmë më 15 korrik.

Stomatologu David Todri: O të vijë dhe më datë 10 ajo!

Gazetarja: Të vijë në datën 10 zonja? Dakord!

Stomatologu David Todri: Më datë 10 mbarojmë punë për çdo gjë!

David Todri i lë zonjës datë për t’i kthyer paratë.

Gazetarja: Si jeni? Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”!

Dentistja: Po, futuni!

Gazetarja: Juve jeni mjeku?

Stomatologu David Todri: Dilni jashtë…!

Gazetarja: Tani të lutem, lamë një datë nga 10-15 korriku, që do të takoheshim.

Stomatologu David Todri: Nuk donte!

Duke qenë se qytetarja nuk kishte më besim te dentisti për vendosjen e impianteve, ra në dakordësi që klinika do t‘ia kthente paratë mbrapsht.

Dentistja: Ramë dakord për lekët!

Gazetarja: Po kthejani, po! Kthejani!

Dentistja: Do ta bëjmë pagesën!

Gazetarja: Kur do t’ia jepni lekët?

Stomatologu David Todri: E kemi lënë në datën…

Dentistja: Do t’i kthejmë lekët!

Gazetarja: Sa para? Për sa bëhet fjalë?

Stomatologu David Todri: 800 euro, dhe 500 euro për implantet.

Gazetarja: Bëjnë 1300 euro. Kur do t’ia kthejmë lekët?

Stomatologu David Todri: Deri në datën 30.

Në datën e caktuar, David Todri jo vetëm nuk kthen shumën e premtuar, por edhe ofendon me fjalë banale gazetaren.

Për rastin “Stop” i drejtohet sërish Urdhrit të Stomatologut shpjegohet se Todri ishte me heqje licence, për 1 vit, ndërsa tani do t’i hiqet edhe për tre vjet. Në këtë rast Todri nuk duhet të ishte fare në klinikë./ Tv Klan