Për  aktorin hollivudian, Tom Cruise zbatimi me rigorozitet i masave anti-covid ka shumë rëndësi, ndaj edhe ka kritikuar ashpër stafin me të cilin po punon.

58-vjeçari është duke realizuar xhirimet për filmin e ri të “Mision i Pamundur” në Britani, ku ka vënë re që dy prej anëtarëve të stafit qëndronin në afërsi më pak se 2 metra distancë nga njëri-tjetri.

“Nëse shikoj që e bën përsëri, do të zhdukesh. Dhe nëse dikush nga stafi e shkel këtë, edhe ju do të zhdukeni. Mos e bëni përsëri”, iu drejtua Cruise atyre me tërbim.

Stafi mbeti i habitur dhe i shokuar pas këtij reagimi të Tom Cruise. Mediat britanike raportojnë se 58-vjeçari kishte reaguar në këtë mënyrë pasi nuk dëshiron që t’i rrezikohen xhirimet gjatë pandemisë, me gjithë përpjekjet që ka bërë për të respektuar rregullat.