Aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi ka rrëfyer në shtëpinë e Big Brother Vip, aksidentin tragjik ku humbi prindërit e tij.
Ai u tha banorëve të tjerë se ishte shofer në automjet dhe po ecte me shpejtësi tej normale të lejuara. Sipas tij, një automjet tjetër i preu rrugën, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.
Prindërit e tij humbën jetën në aksident, ndërsa vetë mbijetoi, gjë e cila i ka mbetur peng, tregon Tan Brahimi.
“Ishte fundi, ishim vetëm në të tre. Kam qenë 26-vjeç kur ndodhi. Ma priti rrugën një kamion, tabela ishte me 50 unë isha me 100 km. Më doli një që kishte gabim të dyfishtë edhe ai, kishim faj të dy.
E kam përjetuar dhe unë të qëndruarin vetëm, fillo të kaloja, qeshja pa lidhje, u izolova. Qëndrova 4-5 muaj pastaj shkova tek motra. U martova mbas 3 vitesh dhe bëra 3 fëmijë se doja të mbushja shtëpinë me njerëz sërish.
Peng i madh, s’më bëhet të shkoj as tek varri i tyre”, tha ai.