Mes Kiarës dhe Zhaklinës është përfshirë një debat me tone shumë të larta mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV. Sipas Kiarës, Zhaklina vë fjalë në gojën e Luizit që ky i fundit nuk i ka thënë e as nuk i ka nënkuptuar. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin se nuk ka folur kurrë mirë për të. Edhe Arbër Hajdari vendosi të ndërhyjë duke ironizuar Kiarën.
Debati mes Kiarës dhe Zhaklinës:
Kiara: Më erdhi shumë keq që e dëgjova këtë fjalë nga Zhaklina, që vë në gojën e Luizit fjalë që ai nuk i ka thënë asnjëherë. Ka mundësi njerëz Luizi është në një lojë, se i bëri komplimenta një femre nuk do të thotë se është hiperseksualizim, nuk po e ofendon. Ai nuk urren njeri, nuk ka as mendime të këqija, ka një shpirt të bardhë dhe çdo gjë e bën në kuadër të lojës.
Zhaklina: Si ka mundësi që ti nuk mbron asnjë nga shoqet, banoret që ke ndjenjur 100 ditë. Është e çuditshme si ti Kiara nuk di ça është edukata, kultura, respekti.
Kiara: Ti nuk the një herë një fjalë të mirë për mua
Zhaklina: Unë s’të kam thënë fjalë të mira ty? Je dhe gënjeshtare
Kiara: Nuk e kam dëgjuar një herë prej teje të thuash Kiara je vajzë shumë e mirë, shumë e edukuar
‘S’më the 1 herë jam vajzë e mirë’, plas keq.
Zhaklina: Puna ime nuk është të të jap ty fjalë të mira
Kiara: Po një herë moj Zhaku, një herë të ma bëje qejfin
Zhaklina: Unë nuk e di a je ti vajzë e mirë apo jo. Unë jap opinion mbi sjelljen tënde.
Arbana: Kiara ti mendon se Zhaklina nuk të ka mbrojtur asnjëherë?
Kiara: Unë kam dashur prej Zhaklinës kur më ka parë në situata të vështira, duke derdhur lot të thoje kjo është një lojë dhe ti je një vajzë shumë e mirë
Zhaklina: Moj Kiara unë nuk jam edukatore të të them je e mirë, je e keqe. Jam opinioniste. Dua të di meqë ishe shumë e dëshpëruar kur të futi i dashuri te lavamani, ti po gënjeje aty?
Kiara: Nuk dua t’i kthehem asaj situate
Zhaklina: Ti po thua që po gënjeje…
Kiara: Unë e thashë ça kisha për të thënë
Arbri: Ajo ka 4 orë në telefon, ça i sjellin me mesazh, e thotë në studio
Kiara: Është e rëndë ajo që tha Zhaku mo Arbër. Çdo gjë ai e bën në kuadër të lojës
Zhaklina: Ty s’të bën përshtypje kur burri jot i thotë një vajze tjetër do të gjuaj me gurë, do të zhgarravis, do të përplas, ti je e përdalë, ti vjen nga një emision të përdalash
Arbri: Për punën e lavamanit ajo vetë u ankua dhe ne i dhamë të drejtë
Kiara: U ankova sepse doja të fitoja lojënZhaklina: Atëherë ti je gënjeshtare