DURRËS, 20 tetor 2014– Astrologjia babilonase e asocionte këtë gur me shenjën e Gaforres, teksa tradita evropiane e lidh me shenjën zodiakale të Demit. Smerald i është përkushtuar planetit Venus dhe është guri i muajit qershor. Smeraldi është shumë i shtrenjtë dhe i çmuar. Miniera më e vjetër e smeraldeve u zbulua nga faraoni i parë egjiptian. Ajo ishte vendosur në shkretëtirën Arabe, në pellgun ujëmbledhës midis Nilit dhe Detit të Kuq. “Nga të gjithë gurët e çmuar, vetëm smeraldi konsiderohet i vetmi i denjë për bukurinë time”, – shprehej mbretëresha Kleopatrë. Dhe për ta përafruar imazhin e saj me këtë xhevahir, urdhëroi të gdhendnin mbi një gur të tillë fytyrën e saj. Një kamp arab, ku punonin me mijëra skllevër ishte bërë i njohur si "Miniera e Kleopatrës."
Qarkullojnë shumë legjenda mbi gurin e smeraldit, i cili ishte bërë thesari më i çmuar ndër sundimtarët e antikitetit. Si tejet të apasionuar pas smeraldëve, përmenden dhe mbretëresha Saba e perandori Neron. Madje ky I fundit përdorte lente smeraldi për të ndjekur ndeshjet midis gladioatorëve.
Ndërkohë në kulturën inkase. Smeraldi venerohej si një gur i shenjtë, në të njëjtin nivel me arin. Peruanët e përdornin gurin e gjelbër si një hajmali, me kishte kompetenca të veçanta magjike.
Indianët e Brazilit e mbiquajtën smeraldin "Tepostonom" – djali i malit. Legjenda e kultit Inca tregon për një smerald gjigand me madhësinë e një veze struci.
Në Rusi, një minierë smeraldi ishte zbuluar në Urale, në bregun e një lumi nga një fermer i quajtur Maksim Kozhevnikov në vitin 1831. Smeraldi përçon në shpirt një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Simbolizon pranverën, pjellorinë, rininë, freskinë, jetën, gëzimin, shpresën, kujtimet. Ky gur i vyer është përdorur në mjekësi si një ilaç kundër etheve dhe lebrës. Në Indi, smeraldi konsiderohej si hajmali kundër shpirtrave të këqinj. Smeraldi është guri i duhur dhe për njerëzit e artit. Ai shërben si burim frymëzimi për poetë, artistë dhe muzikantë. Magjia e tij kishte pushtuar dhe Pushkinin, duke i shërbyer atij si një hajmali thelbësore në krijimtari. Aq sa smeraldit, Pushkini i kushtoi dhe një poezi: "Më mbro, hajmalia ime…".
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





