Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, pas zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi ka folur për mediat teksa ka dhënë arsyen se pse nuk ishte e pranishme në seancën e divorcit.

Ajo u shpreh se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet nga dikush që do të ndërpresë marrëdhënien me të.

Më tej ka deklaruar se vazhdon të bëjë fushatë për të siguruar vota për babain e fëmijëve të saj, Ilir Meta, me të cilin u divorcua pak ditë më parë.

Pjesë nga deklarata për gazetarët:

Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.

Pse nuk shkuat në seancë? 

Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.

Nuk është shkaktare politika?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?

Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.