AUSTRALI, 12 prill 2013 – Sydney Morning Herald tregon historinë e Alexander Heit, studentit australian që humbi jetën në një aksident rrugor ndërsa po shkruante një sms në telefonin celular.

Pas dhimbjes për humbjen e birit të tyre, prindërit e djalit kanë bërë publike foton që tregon tekstin e sms të mbetur përgjysëm për shkak të incidentit rrugor ku mbeti viktimë 22 vjeçari. Me këtë gjest ata ftojnë të rinjtë të tregohen të kujdesshëm ndërsa janë në timon, pasi mund të aksidentojnë veten ose të shkaktojnë viktima të pafajshme.

I riu po i shkruante një sms një miku të tij dhe sipas dëshmitarëve e kishte kokën të ulur, ndërsa u fut gabimisht në korsinë e gabuar të rrugës që të çon drejt universitetit të Nord Colorados, ku ai studionte.  

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/